Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç, ku pa nga afër punimet të cilat do t’i ndryshojnë fytyrën qytetit.
Por gjatë vizitës, kreu i qeverisë u përball edhe me një djalë të ri, i cili i ka thënë kryeministrit: “Rama ik”.
Kryeministri është ndalur për një moment duke e vështruar. Ndërsa i riu largohet me vrap. “Hajde mo këtu hajde…Eh Zot i madh, më thotë “Rama ik” dhe pastaj ikën vetë me vrap”, tha Rama.