Kryeministri Edi Rama dhe Behgjet Pacolli ishin sot në Thumanë ku panë nga afër se si po ecën procesi i rindërtimit atje.
Kryeministri Edi Rama ndërsa shpjegoi se si po bëhej procesi e falenderoi Pacollin pasi ai ka qenë ndër të parët që u ofrua për ndihmë pas tërmetit.
Rama: ke qenë i pari që ke ardhur pas katastrofës, ke treguar bujari shumë të madhe, këtu ka nisur puna dhe ka ecura goxha, siç e sheh se ti je njohës shumë i mirë i kësaj fushe. Janë hapur të gjitha kanalet për të vendosur sistemet ujit energjisë e me radhë, ka filluar puna me banesat individuale. të falenderoj shumë
Pacolli: Shumë mirë që çdo gjë qenka gati, këtu gjen të gjitha burimet energjitike, rrugët janë të pregatitura, asfalti shtohet kur ndërtimi mbaron, sa për ndërtesat do implementojmë projektin që kemi përgatitur. Çdo ndërtesë, 2700 km katror, janë 18 apartamente.
Rama: Lajmi i mirë është se sot nis ndërtimi i apartamenteve. Baca Behgjet na ka thënë që atë pjesë që unë do marr do e ndërtoj se pjesa tjetër do bëet nga buxheti i shtetit.
Me buxhetin e shtetit do ndërtojmë njësinë e Thumanës, do ketë edhe qendër shëndëtësore e komunitare. Banorët mund ti marrin këtu shërbimet s’kanë pse ikin lart e poshtë
Pacolli: do jetë qytezë shumë moderne.
Rama : Këtu Bacë terreni ka qenë shumë i vështirë. E komplikuar këtu ka qenë edhe çështja e aseteve të pronësisë. Me këtë rast zgjidhim edhe çështjen që ka qenë në hyrjen e Thumanës, e tmerrshme ka qenë.
Rama: Ne kemi dhe ndihmën e BE për financimin e shkollave. Ata kanë filluar javët e fundit, që do të thotë ne e kemi tërhequr llastikun deri në fund.
Pacolli: Pergatitja e kantierit dhe parashikimi i rrjeteve energjitike është mire.
Rama: Besoj bac ti e ke pas me ankth ta bësh sa më shpejt se do që të jesh korrekt, por ke dhe kompetivitetin për ta bërë shpejt dhe mirë. Por në këtu hymë në kënetë
Pacolli: po e Vërtetë.
Rama: tragjedia është e madhe po mundësi të ngrihemi më të fortë. Nuk ua u kthejmë dot ata që kanë humbur por të paktën kur tu japim çelsat të ndihen më mirë që po jetojnë në një vend më të mirë.
VERITAS.COM.AL/