Nga: L. Skiro/
Kështu po thuhet orët e fundit se “TIMS bllokoi”, por në fakt hija e dyshimit bie diku tjetër…
Edhe kësaj here ndodhi që në momente të vështira të marrëdhënieve mes dy qeverive, Shqipëri dhe Greqi, në Kakavijë të krijohen radhë të gjata me emigrantë shqiptarë që kërkojnë të kalojnë kufirin. Sipas raportimeve, radhë të gjata, bllokime dhe kthim i disa emigrantëve shqiptarë po nodhin edhe në pikat e kalimit kufitar në Kapshicë dhe Qafë Botë.
Marrëdhëniet mes dy qeverive ndodhen në një pikë të ulët, thuajse më të ulëtën pas viteve ’90- sipas vëzhguesve. Aksionet policore për shembjen e disa banesave në Himarë janë pika e fundit e polemikave mes qeverive të të dy vendeve…
Që nga dita e djeshme nga sportelet e palës greke punon vetëm një prej tyre. Prej dhjetë orësh nuk lëviz asgjë në radhën e gjatë të emigrantëve shqiptarë. Deri sot në mëngjes para emigrantëve, nuk ishte paraqitur asnjë ‘arsyetim’ shtetëror. Emigrantët kërkuan shpjegime pse ndodh kjo që ata e quajnë ‘torturë’ për të kaluar kufirin.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europës, Ditmir Bushati, udhëtoi drejt Kakavijës ‘për zgjidhjen e problemit”. Por vetëm është paraqitur mes emigrantëve, ka deklaruar se ‘sistemi TIMS e ka fajin’ ku e ka pritur një rrebesh qortimesh dhe sulesh me fjalë, sidomos ‘pse nuk na keni njoftuar’.
Paraqitja e ministrit para turmës së emigrantëve është një akt sa ‘për sy e faqe’ sepse ai nuk ka kontaktuar askënd nga pala greke ku zgjidhet problemi. Ministri i jashtëm ka tagrin e takimeve dy paleshe për zgjidhje problemesh mes shteteve, ndërsa në këtë rast aksioni është vetëm ‘një- palësh’ ose me veten.
Ministri Bushati, pas dhjetë orë në pritje, iu ka kërkuar emigrantëve që ‘të jenë të duruar’. Ka thënë edhe një frazë tjetër të stilit ‘kinez’- siç ironizohen shpesh zyrtarët që nuk thonë asgjë, të cilën e kanë regjistruar reporterët. Ai ka deklaruar se “sapo të hapet kufiri, ju do të kaloni”.
Ka raportime se edhe në sportelin e vetëm të palës greke po kthehen dis emigrantë shqiptarë.
Veritas.com.al/