Rreth 56 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit. Pas drekës, ata janë ndjerë keq dhe, për shkak të komplikacioneve, janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas dyshimeve paraprake, studentët mund të jenë helmuar nga ushqimi i konsumuar gjatë drekës. Akademia e Sigurisë bashkëpunon me një kompani private kateringu, e cila siguron tre vaktet ditore për studentët. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, institucionet përgjegjëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Komente