Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar personin që pasditen e 1 janarit plagosi me thikë e sende të forta dy fqinjët e tij, të cilët ishin babë e bir, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ra 34-vjeçari me inicialet K.Th, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, shkruan A2.
Babë e bir ndodhen në spital për të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për një plagosje me mjet prerës dhe me sende të forta të dy shtetasve A.N dhe M.N, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin K.Th, 34 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Vijojnë kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura nga autori i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente