Naten e Vitit te Ri, ne 31 dhjetor, ne zonen e Unazes se Re, Astir, Përparim Ademi (Tela) vrau dy motra me te cilat bashkejetonte per nje kohe te gjate.

Por historia kriminale eshte  shume me e gjate dhe me e tmerrshme.

Trafikim fëmijësh, prostitucion dhe torturim’flet vë llai i dy motrave

Vëllai dhe motra e Kristinës dhe Zhanetës thotë se Përparim Tela i vrau motrat pasi kishte frikën e denoncimit.

 Para se ti vriste, motra e madhe i tha se nuk donte të kishte të bënte më me të. Mua më treguan para pak kohësh se çfarë kishin përjetuar gjithë këto vite. Ai është shumë njeri i fortë, edhe unë jam i frikësuar, është i fortë, ai ka pasur bashkëpunues”.

Sipas motrës, edhe bashkëshortja e Përparimit ishte në dijeni. “Ajo e dinte, madje edhe vetë e ka shitur një fëmijë. Ishte shtatzënë dhe e shiti sepse nuk i dilnin lekët të bënte vilën”.

Motrën e vogël e mori peng kur ishte 15 vjeç. Babit i tha nëse denoncon do t’ju zhduk të gjithëve. Nga frika nuk denoncoi. Ai i ka marrë në Itali dhe i ka nxjerrë në rrugë si prostituta. Më pas i linte shtatzënë dhe u shiste fëmijët, në dijeninë time janë mbi 10 fëmijë. Kur ato nuk pranonin t”i shisnin fëmijët, ai i torturonte, ishin të nxira, të torturuara me tel”.- thotë Bashkimi.

“Motrat nuk i linte t’i takonim, pastaj na thoshte që fëmijët kanë vdekur dhe nuk merrnim vesh asgjë. Ai kishte hall se mos i dilnin pisllëqet dhe i kontrollonte shumë”.

“Një ditë para se t’i vriste, Përparimi kishte kërcënuar dhe dhunuar Zhanetën, do bënin kompromis që t’i linte të qeta por ai i vrau”/

Bashkim Metani jep detaje të tjera për tragjedinë e 31 dhjetorit, ku u vranë dy motrat e tij nga Përparim Tela. Bashkimi thotë se Zhaneta u kërcënua dhe u torturua një natë para vrasjes.

Një ditë para se të vdiste, i kishte dalë në darkë Zhanetës, ia kishte mbyllur gojën, e kishte çuar në një mal dhe e kishte torturuar. I kishte thënë sill motrën, Kristinën, ne do të vritemi të dy dhe ty do të lemë të rrisësh fëmijët. Por pastaj e la të lirë. Unë e mora vesh pasi vdiq.

E kishte lënë te 21 Dhjetori. Këmbadoras vajti në shtëpi. E kishte qëlluar me plumba në tokë për ta frikësuar dhe si përfundim bënë kompromis me Vjollcën, gruan e Përparimit, i kishte siguruar që Përparimi do t’i linte të qeta. Por ai kur i shkoi në shtëpi, i gjeti të dyja, i vrau të dyja që të mos flisnin“.- rrëfen Bashkimi.

Zhaneta dhe Kristina jetonin në një banesë me Përparimin dhe gruan e tij…i paguanin edhe qira

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave Zhaneta dhe Kristina, të cilat u vranë nga Përparim Ademi (Tela) ka rrëfyer detaje tronditëse në emisionin “Shqipëria Live” të TCH.

Bashkimi ka thënë se dy motrat e tij, kohë më parë jetonin me qira në vilën e Përparim Ademit, pra në një çati me bashkëshorten dhe fëmijët e Përparimit. Madje ai ka shtuar se Përparimi u merrte edhe qira dy grave.

Ndër të tjera, në një rrëfim ekskluziv për “Shqipëria Live”, Bashkim Metani ka thënë se para disa vitesh, Përparimi e ka detyruar Zhanetën që të shkonte në Francë dhe e ka shfrytëzuar për prostitucion. Sipas tij pasi u kthye nga Franca, Zhaneta bleu një banesë.

“Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja, s’e di sa vite, por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoi në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne ”

“I vrau se më treguan mua”/ Përparimi e çoi Zhanetën në Francë për prostitucion…

Bashkim Metani, vëllai i dy motrave Zhaneta dhe Kristina të cilat u vranë nga Përparim Ademi (Tela), ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndodhur. Ai ka thënë se dyshon që akti ekstrem i Përparim Ademit (Telës) u ndërmor pasi dy motrat i kishin treguar atij mbi kërcënimit që u bënte Përparimi.

“Kanë jetuar në të njëjtën shtëpi dhe bashkëshortja e Përparimit dhe me dy motrat e mija. I jepnin edhe qira. Për shumë vjet. Zhaneta kohët e fundit e ka blerë shpinë ku ndodhi ngjarja se di sa vite por tani shpejtë. Përparimi e mori dhe e çoj në Francë për prostitucion. Unë nuk kam qenë këtu. Katër vite më parë kam pas jetuar në Greqi. Fëmijët nuk i linte të komunikonin me ne nuk i linte ai lojë njeriu”

Ndërkohë për Kristinën, vëllai i saj ka rrëfyer se ishte e martuar në Greqi.

“Kristina është e martuar në Greqi prej katër vitesh. Jetonte në Greqi. Mendjen e kishte te Zhaneta këtej në Shqipëri”

Për sa i përket një lidhje të mundshme të Zhanetës, Bashkimi ka shtuar se kjo gjë nuk ishte e mundur pasi Përparimi i kontrollonte.

“Nuk ka informacion dhe them që Zhaneta nuk ka pasur lidhje. Ai nuk e linte Zhanetën të bënte asnjë hap, e kontrollonte në çdo gjë. Gjithmonë e ka pasur nën kontroll.”

“Zhaneta i ka dhënë fund prostitucionit që sa bleu shtëpinë. Nuk e di sa kohë. I kërcënonte Përparimi se kishte frikën. I vrau të dyja vetëm se më treguan mua. Normalisht që po”

“Kastriot është cuni vllait këtij. Është një person që i vizitonin shpesh. Prandaj ia hapi derën motra. Ishte cuni i vajzës së Përparim Telës.”

“Janë shitur mbi 10 fëmijë”/ Rrëfehet e motra e Zhanetës dhe Kristinës:

Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir. Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

 Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Përparimi kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si prostitut dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu. Përparimi ka fëmijë me të dy motrat.

Motra e dy viktimave, Adriana ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë. Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.

VERITAS.COM.AL