Një tjetër sulm ka ndodhur në Gjermani në harkun e 24 orëve.
Sipas mediave vendase, është sulmuar me gaz stacioni i trenit në Hamburg. Nga të dhënat paraprake, 50 persona kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Forca të shumta policia kanë rrethuar zonën. Në vendngjarje ndodhen dhe skuadrat e anti-terrorit. Sa i përket autorit, nuk ka ende asnjë informacion.
Kujtojmë se pasditen e djeshme një shqiptar nga Kosova sulmoi me hanxhar qytetarët në stacionin e trenit në Duseldorf duke plagosur disa vetë.
/Veritas.com.al/