Lëkundje te reja termeti jane ndjere ne ora 9 të mengjesit, vetem para pak. Ky ishte me magnitude 3.5.

Lëkundje të mëparshme me magnitudë 4.8 janë ndjerë në vend në orën 00:07.

Epiqendra e tërmetit ishte sërish në detin Adriatik, 30 kilometra nga Tirana, 4 kilometra nga Durrësi dhe 9 kilometra nga Shijaku. Thellësia e tij ishte 10 kilometra.

Prej orës 16:04 të së shtunës, kur vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6, lëkundjet sizmike kanë qenë të vazhdueshme.

Tërmeti i parë u pasua nga lëkundje 5.2 ballë, ndërsa ky i mesnatës ishte i treti më i forti.

Lëkundje e tjera kanë qenë me magnitudë 3-3.4.

Veritas.com.al/