-Në një javë, katër kisha u përdhosën në Dijon, Houilles, Lavaur dhe Nimes. Dhe tani katolikët leshojnë alarmin-

Nga: Renato Zuccheri /

Kishat në Francë janë nën atak. Në javën e fundit, katër kisha u përdhosën në të gjithë vendin, veçanërisht ato të Dijon, Houilles, Lavaur dhe Nimes.

Siç shpjegon Tempi: “Trendi është në rritje, aq shumë sa që të dielën Atë Grosjean, një prift shumë i ndjekur në vend, ka denoncuar publikisht valën e sulmeve:” Kjo dhunë është e rende dhe synon vendet e kultit, oazë paqeje për të gjithë, duke i plagosur të krishterët në besimin e tyre “.

Këto janë fjalët e priftit në gazetën franceze Le Figaro me të cilën fetari ka lëshuar alarmin për atë që duket të jetë tamam një krizë e vërtetë. Sulmi i fundit, dje, në famullinë e Notre Dame në Dijon, e cila ishte përdhosur me hapjen e tabernakullit. Te panjohurit pastaj kane hedhur për tokë vaferat e kreshmës.

Kisha e Shën Nikollës, në Houilles, në dhjetë ditë ka asistuar ne tre akte vandalizmi. Së pari, vandalët kanë hedhur Kryqin për tokë, pastaj, më 6 shkurt, kane shkatërruar një statujë të Madones me fëmijën të shekullit të XIX. Në Lavaur, nga ana tjetër, një kishëze te vogël i është vene flaka direct nje kapele-je. Ndërsa në Nimes,së pari kanë hedhur në tokë vaferat e kreshmës dhe pastaj kanë përdorur jashtëqitje për të pikturuar një kryq mbi muret e vendit të shenjtë.

Veritas.com.al/