Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Sikurse shihet edhe nga pamjet në momentin që personi me makinë është futur në shesh dhe ka vijuar të bëjë manovra të rrezikshme.
Kur i është kërkuar nga qytetarët që të ndalojë ai ka vijuar të bëjë rrotullime me mjetin e tij, ndërsa në atë moment një qytetar i është futur nga dritarja dhe me ndihmën e qytetarëve të tjerë e ka nxjerrë nga makina me dhunë.