Ambasada amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbardhur fokusin e bisedimeve të Ndihmës Sekretarit amerikan, Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK dhe prokurorët e tjerë.
Në postim Ambasada shkruan se Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre në zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë.
Postimi:
Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.