Kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i ka kërkuar përfaqësuesve të opozitës Flamur Noka dhe Belind Këlliçi që të lirojnë rrugën pranë Gjykatës së Lartë, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i mjeteve.

Vocaj është shprehur se bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik, ndërsa ka këshilluar zytarët e PD që të mos bllokojnë mjetet.

Tonin Vocaj: Unë nuk dua të bëj debat, e mira është me i lënë këto makina me kalu.

Flamur Noka: Nuk kam çfarë bëj se për një orë më kalon orari i protestës

Vocaj: Mirë është me i lënë

Noka: Ju kemi njoftu dhe nuk keni marrë masa