Toni Blair ka pranuar se nuk e ksihte idenë sa emigrantë do të hynin në Britani kur Bashkimi Europian (BE) do të zgjerohej duke përfshirë edhe shtetet ish- komuniste të Europës Lindore; ndër të cilat edhe vetë Poloninë.

Pas zgjerimit të vitit 2004 të BE- me dhjetë vende të tjera përfshirë edhe Poloni, Lituani dhe Hungari- qeveria laburiste e zotit Blair vendosi të mos e implementonte kontrollin mbi emigracionin tranzit, njësoj si shumica e shteteve të Bashkimit Europian.

I pyetur nëse ai e dinte sa shumë njerëz do të mund të lëviznin drejt Britanisë, ish- kryeministri tha për BBC se  “Jo, ne nuk e dinim numrin.”

Ai vazhdoi: “gjëja imediate ishte liria e lëvizjes së njerëzve. Ne nuk mund ta vononim edhe për katër vjet mundësinë e tyre që të vinin këtu për punë”.

“Ne nuk e dinim, kjo është e vërtetë, ekonomia ishte komplet ndryshe në vitin 2004. Por unë theksoj se emigracioni më i gjerë në BE edhi pas vitit 2008”- tha Blair.

“Një nga tragjeditë e Brexit është se ne jemi tani në ku ne mendojmë se zgjerimi i Bashkimit Europian ishte një lloj gabimi…”.

/Veritas.com.al/