Dy liderët e PD, luftëtarë për të ri-kthyer në jetë PD-në, Jozefina Topalli dhe Genc Ruli përplasen në një pikë të vetme: Në pikën e vlerësimit të Çadrës.
Në një intervistë dhen dje për Tv ‘abc news’ zoti Ruli tha se Çadra ishte e sinqertë dhe qëllimi i saj ishte fisnik e i shërbeu demokracisë, pavarësisht çfarë ndodhi më vonë…
Por zonja Topalli ka shprehur një qëndrim të kundërt sot, në të njëjtin televizion “abc news”.
Ajo tha se Çadra ishte e paramenduar nga Basha vetëm për të ruajtur pushtetin vetjak.
“Çadra i shërbeu vetëm një qëllimi: Pushtetit të Bashës në PD. Me Çadrën ai mënjanoi të gjitha strukturat e PD”, tha zonja Topalli në intervistë sot për “abc news”.
Veritas.com.al/