Jozefina Topalli, ish nënkryetare e PD dhe kryetare Kuvendit, ka rrëfyer sot në një intervistë për “ABC News” një aspekt të marrëdhënieve me Bashën.

Ajo tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014 kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013, deputetë apo edhe kryetarë seksionesh.

“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë. Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli.

Veritas.com.al/