Policia britanike ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës, e cila drejtohej nga një shtetas shqiptar, Fatos Hasa, 32-vjec. Ky i fundit kishte një lokal të njohur nate në Kardif, “Lab 22”, ku edhe shpërndahej droga për klientët. Bashkë me shqiptarin ishin edhe 4 anëtarë të tjerë të bandës, që trafikonin drogë nga Uellsi jugor.Policia britanike ka shpërndarë edhe një video në momentin e arrestimit të shqiptarit në banesën e tij
Atij iu gjetën 3 kg kokainë dhe 7 kg kanabis. Në llogarinë bankare iu gjetën 147 mijë stërlina. Droga kapte vlerën e 1 milion stërlinave. Gjykata “Newport Crown Court” në Uells i ka shpallur fajtorë anëtarët e kësaj bande dhe i ka dënuar me burg.
Hetimet për këtë grup zgjatën rreth 7 muaj, ndërsa në operacion morën pjesë rreth 50 oficerë policie. Fatos Hasa u dënua me 8 vite burg, ndërsa për anëtarët e tjerë të bandës u dhanë këto dënime.
Lorenc Hasa 29 vjec 5 vjet e 6 muaj burg
Naldi Metaj 23 vjec, 5 vjet e 6 muaj burg
Dardan Merdhoqi 24 vjec, 6 vjet e 6 muaj burg
Sharif Omar 34 vjec, 3 vjet e 3 muaj burg
07 Nën 2015