Një ngjarje tragjike është shënuar në Korçë pak më parë ku një fëmijë , rreth 8 vjeç është mbytur në parkun ‘japonez’, siç quhet ujembledhesi i parkut ne qytet.
Akoma nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja apo me kë ka qenë i shoqëruar.
Korçë/Informacion paraprak i Policisë
Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, si edhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
VERITAS.COM.AL