4 të mbytur në liqenin e Hidrocentarlit të Banjës, njofton policia.
Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:
Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
4 trupat e mbytur në liqenin e Gramshit janë gjetur mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja tragjike ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e tij, njëri prej tyre i mitur, si dhe kushëriri i tyre ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes.
Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.