Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth ores 03.00 në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen me targa AB 797 VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 28 vjeç, të dy kanë humbur jetën.
Ndërsa mjeti tjetër, tip Mercedes-Benz me targa AB 552 LV, ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj, 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, dhe Arsida Demiri, 20 vjeçe, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Komente