(Ministria e Mbrojtjes zbuloi avionin qe u perfshi ne aksident)/
Piloti i mbijetoi katastrofës në bazën ajrore në Anglesey ndërsa u raportua se të dy: piloti dhe inxhinieri dolën nga avioni Hawk.
Fotot dramatike tregojnë shtëllungën e zezë të tymit që dallgëzon teksa dëshmitarët të terrorizuar dëshmuan se panë një avion që u përfshi nga flakët.
Një nga ata tha për Daily Post: “IU duk sikur po ulej, por pas pak pashë që parashuta u hap dhe që avioni u përplas në autostradë dhe u ndez në flakë”.
Deno James, i cili punonte aty pranë, shtoi: “‘Unë isha afër kampit dhe avioni erdhi rrotull tek po bënte praktika për ulje në autostradë. Por e humbi autostradën dhe ra në të majtë të vet”.
“Dy pilotët dolën nga avioni rreth 200 metra mbi tokë. Për një moment bëri një ngjitje, por përsëri e pashë që po ulej mbi kamionin tim, mu duk se po më binte në kokë”.
Ministria e Mbrojtjes deklasoi se “Ishte shumë e dhimbshme që Ministria të konfirmojë vdekjen e një inxhinieri nga RAF Aerobatics Team (Shigjetat e Zeza) në një aksident tragjik, sot.
“Familja e inxhinierit është informuar dhe ka kërkuar një periudhë hiresh para se të shpërndante detaje”.
“Piloti i avionit që i mbijetoi incidentit po merr kujdesin shëndetësor”.
Veritas.com.al/