
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan.
Ai ka pohuar gjithashtu se janë edhe mbi 100 persona të tjerë të plagosur, raporton Alsat.
Tashmë ekipet mjekësore janë mobilizuar në gjithë vendin për t’iu dhënë ndihmë të plagosurve në Koçan.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi./
Komente