(FOTO: Çifti Edmond dhe Alda Zefi, ditën e martesës. Foto nga Shqiptarja.com)
Një shkëmb tmerrësisht i madh u shkëput nga një lartësi rreth 200 metra dhe ra mbi makinën tip “Land Rover” me tre persona në bord: dy vëllezërit Edmond dhe Valentina Zefi, si dhe Alda Zefi- gruaja e Edmondit 31 vjeç, e cila ishte shtatzënë.
Çifti Zefi kishin një vit të martuar. Alda ishte shtatzënë 7 muajsh. Dy vëllezërit dhe Ada po shkonin në një festë të fshatit të Aldës.
Jeta e të katërve u ndërpre tragjikisht dje në ora 15.30.
Banorët e zonës, pas tragjedisë, thanë se ka edhe shkëmbinj të tjerë që janë gati të bien nga lartësitë. Shkak i rënies së shkëmbinjve janë bërë prerjet në pyje dhe zjarret- thonë dëshmitarët e zonës.
Veritas.com.al/