![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/07/mbytje-750x375.jpg)
Një fëmijë 12-vjeçar është mbytur sot në det. Ngjarja tragjike ka ndodhur në plazhin e Tales, në Lezhë.
Fëmija ishte banues në fshatin Borizanë të Fushë-Krujës, dhe kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Tales.
Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
VERITAS.COM.AL