Është konfirmuar se nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Tetovë kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj. Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrfikësve që janë në kërkim të trupave.
Rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, zjarri ka pushtuar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Njësiti i Zjarrfikësve në Tetovë. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare. Nëna Fatimja 39 vjeç si dhe tre janë djemtë dhe vajza e saj raportohet se kanë mbetur të vdekur, njofton ‘Lajm”.
Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, që sipas pronarit i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë.
Zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me urdhër të Prokurorit vendi i aksidentit është duke u siguruar nga ana e policisë.
Veritas.com.al/