Ronald Tramp, i nominuar si kandidat për president në Shtetet e Bashkuara, tha se duhet miratuar një “verifikim ekstrem ” i emigrantëve.

Në një fjalim të mbajtur në Ohio, kandidati shpalosi planet për të luftuar ekstremistët Islamik, duke përfshirë edhe një skaner në ekran për të ardhurit në Shtetet e Bashkuara.

Aplikantët për emigracion do të testohen nëse ata ndajnë vlerat liberale të Perëndimit si ndaj komunitetit të LGBT ashtu edhe ndaj tolerancës fetare.

Rivalja Demokrate, Hillary Clinton hodhi poërçmim mbi idetë e Trampit duke i etiketuar si një “dredhi cinike”.

“Kjo e ashtuquajtur politikë, nuk mund të merret seriozisht”, tha zëdhënësi i saj.

“Si mund të ballafaqohet me këtë zoti Tramp, kur ky kundërshton barazinë në martesa dhe njëkohësisht zgjedh si ndihmës një njeri ( Mike Pence) i cili firmosi ligjin anti-LGBT në Indiana?”

(Sipas BBC)