Woman pictured holding her hand to her face and cryingTeenage boy kills 8 children, guard at school in Belgrade | KHON2

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Beograd. Një nxënës i klasës së shtatë ka vrarë me armë zjarri 8 bashkëmoshatarë dhe ka plagosur mbi 10 të tjerë. Kjo ngjarje ka shokuar opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

Nëntë nxënës dhe një roje janë vrarë nga një adoleshent këtë mëngjes në një shkollë fillore në Beograd, Serbi. Sipas mediave serbe më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente. Ndërkohë pritet që të thellohet bilanci tragjik, pasi ka disa fëmijë të plagosur rëndë.

Tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve në rrugën Trišova, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.

I mituri Kosta K. 14 vjeç rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm gjithashtu ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit. Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë. Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë. Më pas, ai e ka qëlluar me gjakftohtësi.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se për shkak të tragjedisë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar” kur një nxënës i asaj shkolle ka qëlluar me armë në drejtim të nxënësve dhe punonjësve, pjesëtarët e MPB-së janë ende duke hetuar. Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç ka shkuar menjëherë në vendngjarje pasi ka marrë vesh për ngjarjet në shkollë.

Ai tha se informacionet lidhur me tragjedinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo do t’i komunikohen MPB-së, ndërsa institucionet kompetente shëndetësore do të bëjnë të ditur gjendjen e të lënduarve.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët ka njoftuar se policia ka arrestuar një nxënës të klasës së shtatë të shkollës fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, i dyshuar se në orën 8:40 të mëngjesit të sotëm ka gjuajtur disa të shtëna nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe sigurisë së shkollës.

Autoritetet policore kanë ndaluar 14-vjeçarin i cili akuzohet për masakrën, e që dyshohet se ishte nën efektin e drogës. Mediat serbe raportojnë se i mituri që kreu masakrën është student shembullor dhe prindërit e tij janë pjesë e “bluzave të bardha”.

Tre ditë zie është shpallur në të gjithë Serbinë
Ružić thotë se është “e paimagjinueshme se si, kur e sheh skenën e incidentit, çfarë kanë kaluar fëmijët”.

Ai thotë se qeveria po shpall zie treditore në të gjithë Serbinë duke filluar nga e premtja 5 maj deri më 7 maj.

Shkolla do të jetë e ndërprerë dhe nuk do të ketë mësim sot, ndërsa nesër do të fillojë me një minutë heshtje, thotë ai.