Mediat nga Amerika raportojnë se nga të shtënat që ndodhën sot në një spital të Nju Jorkut, janë plagosur tre mjekë, kurse sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat policore.
Sulmuesi i veshur si mjek ka hapur zjarr në spitalin e Bronx Lebanon, duke plagosur tre mjekë, raporton Reuters.
Pjesëtarë të personelit mjekësor, për t’i shpëtuar më të keqes, ishin fshehur deri sa sulmuesi qëllonte me armë zjarri, por policia ka arritur ta neutralizojë atë. Agresori është gjetur i vdekur në pozicionin nga ku qëllonte.
Fillimisht mediat kishin raportuar për dëme të mëdha në spital, pa dhënë sqarime tjera.
Veritas.com.al/