Nga Laert Skiro/

Sa shumë gjëra u vunë re sonte në mbrëmje në mitingjet përmbyllëse të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit për Kuvendin e Shqipërisë. Sa ç’kishte patetizëm, aq kishte eufori, aq kishte ironi, kërcënim, thirrje, frikë, humor…

Megjithatë, që sot e në ditët në vazhdim, teleshikuesve do t’u mungojë ky spektakël elektoral, ku u panë fytyra të përkujdesura, fytyra të lodhura, biseda të ngushta dhe pompoze, ku u valviten miliona flamuj partish dhe flamuj kombëtar.

Ajo që ra në sy  në këtë ‘festë’ kombëtare për të ‘ardhmen e Shqipërisë’ të tre festat e fundit dhe kryesore u zhvilluan nga Tirana për në Jug të vendit:

Partia demokratike e zhvilloi mitingun në Tiranë; Lëvizja Socialiste për Integrim – në Fier dhe Partia Socialiste në Vlorë. Megjithëse kryeministrit i shkoi mendja të përmendë ‘me poezi’ edhe Shkodrën e Tropojën e Zadrimën, askujt nuk i shkoi në mendje se një nga fetat ose edhe dy prej tyre, mund të zhvilloheshin në Veri të vendit. Shkodra ‘me liqen e me det e me Bunë e me mal”, siç u përpoq të përshkruante kryeminsitri Rama, do të ishte një amfiteatëtr madhështor për një fesstë komëtare.

Por nuk ndodhi.

Shqipëria e përcolli festën e qyteteve në “mes e poshtë” hartës përmes ekraneve televizive. Edhe vetë fushata politike, sado që u pa si spektakël, në fakt është transferuar në ‘online’ dhe zhvillohet ftohtë ideja se për cilin do të votojnë.

Kësaj here nuk janë përballë dy forca, as dy koalicione, as dy anë. Kësaj here janë tre pole përballë njëri tjetrit; por tre pole nuk mund të jenë kurrë drejtpërdrejt përballë. Vetë trekendëshi krijon pak anësi. Secila nga partitë (PD, PS, LSI) kanë shpallur se do të fitojnë zgjedhjet ‘e para’. PS ka shpallur se do të fitojë e vetme pushtetin. Kryeministri iu ka bërë thirrje njerëzve, ‘me lutje; që t’i japin votën vetëm atij se me të tjerë ‘nuk bëhet shtet”, se me të tjerët ‘ata marrin tepsinë e bakllavasë’, dhe se me të tjerë në ‘tepsi, do të thotë se populli nuk di të vcvotojë. Kryeministri tha në Vlorë, duke sjellë ca këngë labe, se ‘po nuk votuat për mua, iu mori lumi’. Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik, kryetari i një partie (PS) zuri në gojë emërtimin “Partia e Shqipërisë”. Me sa duket kjo është PS dhe ideja e monizmit politik ka trokitur.

Partia Demokratike e zhvilloi mitinguun përmbyllës në Tiranë, me modesti. Kryetari i PD bëri thjirrje që tët dielën të votohet për ‘Republikën e Re’, një slogan i vetë Bashës për fusdhatën elektorale. Në fjalim kryetari i PD evokoi disa ide që i kishte elaboruar gjatë fushatës, pa prurë ndonjë gjë krejt të re. E vetmja parti që kishte ftuar një mik nga partitë politike popullore të Europës, ish presidnetin e Sllovenisë, i cili foli fjalë përkëdhelëse për demokratët.

LSI në Fier e zhvilloi mitingun përmbledhës si të thoste se “Fieri është i LSI”. Beteja për vota mes LSI dhe PS në Fier është betejë e ashpër. Gjatë gjithë kohës po zhvillohet një betejë e rëndë mes këtyre dy partive aleate, deri edhe vendosje tritoli, shkarkime nga puna e zyrtarëve e deri te kërcënimet në publik.

Mitingjet e fundit, të zhvilluara veç në gjysmën e Shqipërisë, bënë premtime për të gjithë; por pa treguar të vërtetën haptazi se cilat do të jenë koalicionet qeverisëse pas të Dielës.

Veritas.com.al/