Policia ka arrestuar Dekanin e Universitetit të Elbasanit, Albert Riska me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Riska u arrestua bashkë me 7 persona të tjerë, pedagogë dhe sekserë në kuadrin e një operacioni të koduar si “Dekani”. Ndër të arrestuarit është edhe Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi si dhe Erjola Calja, pedagoge e jashtme.

Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundura arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

2 – Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

4 – Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit

5 – Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

Veritas.com.al/