
Prokuroria e Shkodrës dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po kryejnë hetimet në lokalin e hotelit ku ndodhi helmimi i 3 personave. Sipas hetimeve dhe informacioneve, bëhet me dije se 14 vjeçari ka kërkuar një shishe me ujë të ambalazhuar të cilën ia ka sjellë kamarieri.
Në momentin që e ka pirë, i mituri ka pasur djegie në fyt dhe në sy. Më pas të njëjtin ujë e ka konsumuar mamaja e tij dhe më pas edhe kamerieri. Dyshohet se bëhet fjalë për lëndë me aciditet brenda shishes së ujit.