Te dy palët, edhe ata qe deshën Brexit edhe ata qe deshën qendrimin ne BE, kane ndare sentimentet e tyre, sipas Deltapoll

Nga BENAS GERDZIUNAS/ Politico

Pothuajse tre të katërtat e të rriturve britanikë mbështesin politikën e Theresa May për të ulur emigracionin, sipas një sondazhi të Deltapoll të botuar nga Channel 4 News,  te premten.

Pavarësisht nga Skandali Windrush i kohëve të fundit , kur Home Office kërcënoi fëmijët e shtetasve të Commonwealth-it me dëbim, gjë që çoi në dorëheqjen e ish-Sekretarit të Shtetit Amber Rudd, shumica e njerëzve thanë se mbështesin politikën e qeverisë për ta ulur shifrën e emigracionit vjetor deri në dhjetëra mijëra. “Gjysma e të anketuarve thanë se ende mbështesin politikën qeveritare te “mjedisit armiqësor “.

Votuesit nga të gjithë spektri politik shprehën pikëpamje të ngjashme, me 86 për qind të votuesve Konservatorë dhe dy të tretat e votuesve laburistë që mbështesin uljen e emigracionit në BE.

Edhe mes votuesve të mbetur, 23 për qind mbështesin një “ulje të madhe” të imigracionit ne BE-së, ndërsa 35 për qind donin një “reduktim të vogël”. Ngjashëm me ndarjen sipas gjeneratave në referendum, votuesit e moshës 18-24 vjeç ishin më pak të prirë për të mbështetur politikën e Konservatorëve , por reduktimi I emigrimit ende komandoi një shumicë midis këtij grupi.

Vetëm 14 për qind e të anketuarve dëshironin që emigracioni ne BE të rritet.

Megjithatë, më shumë se gjysma besonin se emigracioni ka qenë kryesisht i dobishëm, krahasuar me 39 për qind te cilët nuk ishin dakord me këtë.

Në përgjigje të sondazhit, deputeti Konservator Ken Clarke tha per Channel 4 News: “Unë nuk mendoj se liria e lëvizjes na ka dëmtuar dhe aq”.

Ish kreu i UKIP Nigel Farage, deputet i Parlamentit Evropian, tha se “shkëputja [mbi emigracionin] midis Westminster dhe njerezve të zakonshëm është aq i madh sa ka qenë gjithmonë”.

Vweitas.com.al/