Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur gjatë të shtënave në një Qendër Tregtare të Premten në veriperëndim të shtetit të ku autoritetet ishin në kërkim për një të armatosur, raportojnë disa media njëherësh.
Autoritetet, fillimisht thanë për mediat sociale se katër persona ishin vrarë gjatë të shtënave me armë, që ndodhi rreth orës 7 pasdite (sipas orës lokale) ditën e Premte te Qendra Tregtare Cascade në Burlington, Uashington, rreth 65 milje (105 km) në veri të Seattle.
Televizioni ABC Neës dhe disa media lokale raportuan se tre, jo katër, persona ishin plagosur fatalist. Tri gra ishin vrarë, një burrë ishte plagosur dhe në gjendje kritike dhe një grua tjetër po vuan nga plagët që nuk i rrezikojnë jetë, tha zëdhënësi Mark Francis, i Patrullës Shtetërore të Uashingtonit.
Qendra Mjekësore Harborview në Seattle tha në një njoftim se po trajton një burrë i cili ndodhet në kondita kritike për shkak të të shtënave me armë zjarri. Televizioni lokal CBS raportoi se aty pranë shkolla e futbollit kishte marrë masa paraprake për evakuim.
( Sipas Reuters)