Viktimat janë babai, vëllai dhe një kushëri i Adriatik Kalemajt. Sidoqoftë pritet ende një konfirmim zyrtar nga Policia e Shtetit. Paraprakisht Lapsi.al mëson se viktimat janë Gëzim Muka, Shyqo Kalemi dhe Marsel Çela.
Shyqyri Kalemi eshte babai i Adriatik Kalemit ndersa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Artur Kalemi. Një automjet tip “BMW” ngjyrë e zezë ka shërbyer për të lëvizur atentatorët. Ata kanë hapur zjarr nga makina në drejtim të tre personave që sic thuhet deri më tani kanë qenë në një lokal në afërsi të Postës Shqiptare.
Më pas ata janë larguar ndërsa në ndjekje të tyre është vënë edhe një patrullë policie e stacionit të Memaliajt. Megjithatë paraprakisht mësohet se autorët kanë arritur të shpëtojnë. Pritet ndërkohë një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për dinamikën e ngjarjes.
Adriatik Kalemaj është një person me precedentë penalë që i ka shpëtuar disa atentateve. I pari në ishull Paxos në Greqi, më pas një tjetër në burgon e Athinës “Korydalos”.
Ndërkohë një vëllai të tij i bënë atentat në Unazën e Madhe të Tiranës teksa po lëvizte me një makinë tip “Smart”. Saga kriminale e përpjekjeve për të eleminuar Adriatik Kalemajn nisi pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt e më pas Edmond Papës.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës por dhe identifikimin e arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë