Tregjet financiare kanë reaguar në mënyra të ndryshe pas fitores historike në zgjedhje të Donald Trump përballë Kamala Harris, me ish-Presidentin që do të rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në janar.

Shumë investitorë duket se janë rikthyer në atë që quhet “tregjet Trump”, duke besuar se ai do të vendosë tarifa më të larta mbi importet e huaja për të mbrojtur industrinë vendase, çka mund të çojë në rritje të çmimeve të produkteve të importuara dhe inflacionit brenda Shteteve të Bashkuara.

Këto pritshmëri janë gjithashtu se borxhi qeveritar dhe shpenzimet mund të rritën, duke krijuar një presion më të madh për rritjen e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA.

Rezultatet e këtij dinamizmi tregojnë se tregjet amerikane të aksioneve po priten të hapen më lart, ndërkohë që në Azi, aksionet në tregun e Hang Seng janë ulur, kryesisht për shkak të frikës se Trump mund të vendosë tarifa deri në 60% për mallrat kineze, duke rritur tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.

Një zhvillim tjetër që ka tërhequr vëmendjen është rritja e madhe e çmimit të Bitcoin, i cili ka arritur një rekord të ri prej 75,060 dollarësh, raporton A2. Kjo rritje ka ardhur për shkak të pritshmërive se Trump mund të jetë një aleat i fortë për monedhën dixhitale dhe do të sigurojë një mjedis më të qetë, madje edhe më pozitiv, për rregullimin e aseteve në kriptovaluta.