Zef Preçi, ekspert i Ekonomisë*

Gazetari:

Çfarë sjell të re për Shqipërinë dhe Ballkanin, Samiti i Triestes?

Zef Preçi:

Samit i porsapërfunduar i Triestes është nje veprimtari qe ndërmerret ne kuadrin e nje numri veprimtarish mbi baze vjetore te filluar tre vet me pare nga nisma e njohur si “procesi i Berlinit”. Ne këtë kuptim nuk besoj se ndokush priste ndonjë te re nga dicka qe zhvillohet brenda nje kuadri te rene dakord me heret. Aq me teper ende te paperfunduar – nisma perfundon vitin e ardhshem. Personalisht kam pershtypjen se duke filluar nga shkrirja e Drejtorise se Zgjerimit ne Komisionin Europian kater vjet me pare, Bashkimi Europian dhe sidomos Gjermania ishin (dhe jane) te ndergjegjshme per rreziqet qe jsell humbja e fillit te shpreses per antaresim ne BE te vendve te problematike te Ballkanit Perendimor. Ky rajon sic dihet karakterizohet nga qeverisje me institucione te dobeta dhe lërg se qeni demokratike ne kuptimin perendimor te kesaj fjale, ndikimet e krimit te organizuar dhe oligarkise jane te medha dhe ne rritje, ashtu sikurse edhe influencat politike dhe ekonomike te fuqive te medha te botes, ne kushtet e stanjacionit apo pezullimit pa afat te procesit te zgjerimit te BE, jane ne rritje.

Ndoshta reflektimi mbi kete situate dhe paparashikueshkerine qe shoqeron zhvillimet ne secilin nga vendet e vecante ka bere qe burokracia e Brukselit dhe Gjermani si lider politik dhe ekonomik i BE-se te ndermarrin kete proces kater vjet me pare. Natyrisht qe nga takimi i pare ne Berlin deri ne ne te tretin (Trieste) eshte nje rruge e gjate pershkruar nga qeveritë, biznesi dhe shoqeria civile e vendeve te vecante per vendosjen e modaliteteve te bashkepunimit ndermjet vendve te Balkanit Perendimor, per rritjen e besimit te ndersjellte dhe gradualisht per fokusimin ne çeshtjet baze ekonomike dhe infrastrukturore me interes te perbashket jo vetem per keto vende por edhe per vete BE-ne. Po sipas mendimit tim, kjo periudhe ishte e mjaftueshme edhe per te kuptuar diferencat jo vetem sa i takon demokracise dhe shtet-ndertimit ndermjet vendeve te BE-se, por edhe te diferencave sa i takon disponibilitetit te ekspertizes dhe aftesise lobuese dhe bashkelobuese per projekte investimesh ne infrastrukture me interss ndershteteror brenda rajonit.

Te jemi me te qarte: mendoj se ka qene shume e rendesishme vepritmaria e WBIF e filluar me 2009 dhe qe konsiston ne dhenien e granteve te perbashketa dhe lehtesimin e marrjes se huave bankare per financimin e projekteve prioritare ne rajonin tone.   Por kjo lidhet kryesisht me kryerjen e studimeve te fizibilitetit dhe duke qene se marrja e huave shteterore kushtezohet nga madhesia e borxhit publik dhe perparesite e qeverise, nje numer studimesh te rendesishme ne infrastrukture duke perfshire edhe sektorin energjitik (mendoj se ka qene ne fakt me i mbeshteturi edhe me investime), transportin, sektorin e ujit, etj., mbeten ne sirtare dhe nuk fiancohen dot prej shume vitesh.

Me kete dua te them se vendi yne ka nevoje per nje permiresim thelbesor performances fiskale, formalizimit te ekonomise informale dhe thithjes se investimeve te huaja private, si rruget qe cojne ne shtimin e te ardhurave buxhetore dhe rritjen ne kete menyre te aftesive shlyese te borxhit publik nga ana e qeverise. E krahas me kete, mendoj se qeveria e re do te duhet te rishikoje peparesite e investimeve publike, duke kthyer veshtrimin nga sektoret pordhues, posacerisht bujqesia dhe turizmi me qellim qe te shtohet prodhimi vendas, te zvogelohet papunesia si dhe te rritet fuqia konkururese dhe eksportuese e ekonomise sone kombetare. I permenda keto drejtime si mundesi per pergatitur gradualisht terren per perfshirjen reale te vendit ne tregun rajonal te ideuar nga Komisionieri Hahn dhe te mbeshtetur ga “procesi Berlinit”. Eshte koha te kuptohet nga te gjitha palet e perfshira se nisma si “Procesi i Berlinit” kane kuptim dhe dobi per vendet pjesmarrese nese cojne njekohesisht si ne zgjerimin e bashkepunimit ndermjet vendeve te rajonit, intensifikimin e lidhjeve kooperuese midis burimeve te lendeve te para dhe industrive perpunese te tyre gjithnje ne nje kontekst rajonal dhe mbi kete baze edhe te rritjes se aftesise konkurrse te rajonit ndaj BE-se, dmth aftesim i ketyre vendeve per te qene jo vetem konsumatore te mallrave te prodhuara ne vendet e BE-se, por edhe konkurruente per mallra apo per sherbime te caktuara qe mund te gjejne treg ne kete union. Ne nje plan me te ngushte, Samiti i Triestes konfirmoi edhe publikisht njehere se dyert  Europes jane te hapura per vendet e rajonit tone; se rritja e bashkepunimit shume-planesh mundeson afrimin me BE-ne dhe shkurton kohen e antaresimit per te te gjithe vendet e rajonit tone; se pervojat dhe statuset e ndyshme te vendeve te Ballkanit Perendimor ne proceset integruese jane nje mundesi per te shkembyer pervojat dhe per te pershpejtuar hapin nga vendet qe jane me pas ne kete proces si vendi yne apo Kosova; se integrimi Europian nuk eshte ceshtje  thjesht fondesh ne dispozicion, por parasegjithash ceshtje e vizionit pro-Perendimor te liderve politike, ceshtje e mireqeverisjes ne funksion te konsolodimit te ekonomise se tregut dhe ndertimit te demokracive funksionale duke reduktuar nderhyrjen e lobeve te biznesit dhe kontrollit te oligarkise ne jeten ekonomike te vendeve te veçante.

Gazetari:

Tregu i përbashkët rajonal po rekomandohet nga Liderët evropianë si rruga përmes së cilës këto vende duhet të synojnë Bashkimin Evropian… Sa e mundshme ju duket realizimi i këtij projekti të liderëve të BE-së për Ballkanin, referuar edhe gjtihë penegesave që gjenden në raportet problematike mes këtyre vendeve?

Zef Preçi:

Eshte nje fakt i pamohueshem qe liderit e vendeve te Ballkanit Perendimor kane ngjashmeri te shumta sa i takon formimit te tyre qe lidhet me pervojen e ekonomise se centralizuar, kufizimeve ne respektimin e principeve demokratike dhe te ekonomise se tregut, nderveprimit dhe lidhjeve me lobet e biznesit dhe oligarkine, etj., ndersa dallimet jane kryesisht per elemente periferike qe nuk kane rendesi per shumicen e qytetareve. Kjo ben qe keto vende te klasfikohen pergjithesisht si vende “pjeserisht demokratike”, me “deficiense demokratike” apo me me “demokraci hibride”, etj. Pavaresisht kesaj, historia e zhvillimit te vete BE-se ka treguar se vetem permes mundesimit te levizjes se lire te kapitaleve, kulturave, qytetareve dhe investimeve eshte rruga e vetme qe con ne nje te ardhme te perbashket me te mire per qytetaret e rajonit tone. Dmth nisma per nje treg te perbashket rajonal nuk ka asgje te perbashket me rikrijimin e perandorise Jugosllavise, qe sic dihet ishte nje “burg popujsh” dhe trajtimi si e tille jo vetem i largohet qellimit te mire te znj. Merkel si lidere e Gjermanise dhe BE-se, si dhe nje mike e madhe shqiptareve, por edhe nje porve ndaj lidershipit poltik te vendeve te vecante se sa serioze dhe te vendosur jane ne ndertimin e nje te ardhmjeje Europiane per qytetaret e vendeve perkatese. Natyrisht qe ky proces nuk mund te mos veje ne prove edhe aftesine dhe ekspertizen e ekipeve qeveritare te vendeve te vecante per te ndermarre politika zhvillimore qe futin ne qarkullim me efektivitet burimet natyrore, njerezore e monetare ne dispozicion, qe e shohin prosperitetin e vendit te vet si perparesi dhe jo si mjet qe zgjat sundimin e elitave te biznesit dhe oligarkeve te lidhura me te. E Shqiperia, nuk ben asnje perjashtim ne kete proces.

Gazetari:

Ky propozim për krjimin e zonës së përbashkët ekonomike, a rrezikon që të lërë për shumë kohë jashtë BE-së vendete  Ballkanit.. Liderët e BE-së premtojnë investime në shuma të konsiderueshme, është folur edhe për “Plan Marshall” për Ballkanin… Është vetëm çështje parash sa për “ti mbyllur gojën” e për ta lënë Ballkanin edhe për shumë vite jashtë BE-së”?

Zef Preçi:

Sipas mendimit tim, zona e perbashket ekonomike nuk ka te beje me ndonje “Plan Marshall”, as me “zgjidhjen e qesese” se BE-se per vendet e rajonit tone, dhe as ndonje ndonje “joshje” financiare ne nje BE qe perballet me probleme te medha te brendshme kundrejt nje Ballkani te lidhur nga tranzicioni i gjate dhe nen nje agresion te vertete te ndikimeve nga fuqi te medha boterore dhe rajonale. Ne nje Europe te zgjeruar drejt Lindjes pak me nxitim dhe kryesisht mbi bazen e kritereve specifike te dominuara nga interesa politike nje dekade me pare, duket se eshte pranuar gjeresisht se BE eshte e perbere nga grupe vendesh qe kane shpejtesi te ndryshme ne zhvillimin e tyre, prezantimi i nismes per zonen e perbashket ekonomike per vendet e Ballkanit Perendimor nuk eshte gje tjeter vecse ofrimi i mundesive te ketyre vendeve qe te pergatiten hap mbas hapi per te qene antare te BE-se, qe te tentojne te veprojne mbi bazen e interesave te perbashketa, qe te pergatitin infrastrukturen fizike e ligjore, si dhe t’i pershtatin ekonomite e vendeve te vecante ne funksion te ketij procesi.

Mendoj se eshte tejet e gabuar qe liderit e vendeve te Ballkanit te perdorin kete nisme thjesht per konsum te brendshem politik, qe te ushqejne shpresat e gabuara se “ekziston dreka falas”, se antaresimi ne BE eshte thjesht nje procedure administrative burokratike qe merret ne Bruksel, Berlin apo Paris, sepse ata “kane permbushur detyrat e shpise”. Kjo nisme provon me se miri se tashme “topi” eshte ne fushen e qeverive te vendeve te Ballkanit Perendimor per te permiresuar qeverisjen dhe per te qene realiste ne projektimin e nje te ardhmeje me te mire per qytetaret e vendeve te tyre si rruga e vetme qe dekurajon braktisjen e vendit dhe problemet e medha qe shoqerojne kete fenomen.

Gazetari:

Kur flasin për anëtarësim të vendeve të Ballkanit në BE, duket e Mali i Zi dhe Serbia janë disa hapa përpara, e tha dje edhe Mc Allister… ndërkohë që Shqipëria Kosova, Bosnja e Maqedonia janë ende shumë larg, sepse e tha edhe Komisioneri Johanes Hahan.. Është rastësi që po duken kaq shumë larg BE-së, pikërisht vendet ku ka shumicë të popullsisë myslimane?

 

Zef Preçi:

Pergjigja ndaj kesaj pyetjeje eshte “Po” edhe “Jo”.  Pergjigja pohuese ka te beje me faktin se trashegimia e vendeve te dominuara nga popullsia e besimit musliman gjate pese shkeujve te perandorise otomane dje, dhe mentaliteti i lidhur me te sot jane me prezente ne keto vende. Dmth ne keto vende duket se nevojitet nje pune me e madhe per kultivimin e nje raporit te ri midis qytetarit dhe shtetit, per ndertimin e urave midis kontributeve ne taksa dhe perfitimeve prej tyre, per zgjerimin e pjesemarrjes qytetare ne qeverisje dhe injektimin e kultures se llogaridhenies, per ndeshkimin e abuzimit me detyrat shteteore te ofiqareve te larte dhe administratoreve publike, etj. Dhe kjo trashegimi negative, qe nuk eshte per fajin e qytetareve te vendeve ne fjale,  eshte dicka qe mund te ndryshoje vetem “se brendshmi”, qe ndodh tek te gjithe shoqeria dhe jo vetem ne disa segmente te saj. Pra eshte nje proces historik.

Pergjigja mohuese lidhet me faktin se elitat politike drejtuese ne vendet ne fjale, kane qëeverisur me dy standarde: perunjesi e pakuptimte ndaj burokrateve te Brukseslit dhe qendrimi qe here-here zevendesojne qeverisjen me sundimin ndaj qytetareve te vendit te vet. Ndersa pranohet gjeresisht se procesi dhe procedurat e antaresimit ne BE te vendeve te rjea kane ardhur duke u persosur, eshte rritur transparenca dhe kriteret njihen boterisht, deshtimi i elitave politike per te qeverisur demokratikisht, per te ndertuar institucionet e tregut te lire ka ushqyer tjesht nje vullnet deklarativ te tyre per antaresim te vendit ne BE, pa u mbeshtetru ne arritjen institucinale dhe ekonomike qe futin vendin ne rrugen e zhvillimit te qendrueshem qe prodhon prosperitet per te gjithe antaret e shoqerise. Ky boshllke ka ushqer edhe qendriem te njenashme si psh “BE-ja eshte nje klub i te krishtereve” , se “qeverite tona po punojne mire, por mungon vullneti ne Europe te ne pranuar antar te komunitetit”, se “nese procesi zgjat pa fund, ne do te jemi te detyruar te shohim opsione te tjera”, etj. Te gjitha keto sipas meje, jane  thjesht justifikime autokratesh dhe te mas-medias se kontrolluar rej tyre, te cileve ju mungon formimi i nevojshem dhe vizioni pro-Europian per vendet e tyre dhe qe shkaqet e deshtimeve te veta qeverisese i kerkojne gjetke – ne vete BE-ne e aspiruar prej me afro tre dekadash nga shumica e popullsise se rajonit tone.

*Intervistë e dhënë për gazetën Mapo