Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për shpërthimin me tritol që u regjistrua pas mesnate në shtëpinë e gazetarit Elidon Ndreka.
Ndërsa gazetari Elidon Ndreka ka thënë se si ai dhe familja e tij nuk kanë konflikte me persona të tjerë dhe dyshon se tritoli në derën e shtëpisë në fashtin Balldre, i është vënë për shkak të detyrës.
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare:
Denojme aktin kriminal te vendosjes së eksplozivit ne banesen e reporterit Elidon Ndreka ne Lezhe!
Tirane me 30.10.2020
Unioni i Gazetareve Shqiotare denon me gjithe force aktin kriminal te vendosjes se nje sasie eksplozivi ne banesen e reporterit te televizionit Neës 24 Elidon Ndreka ne qytetin e Lezhes. Ngjarja e rende e ndodhur rreth ores 00.30, ku ne deren e jashtme te baneses u shperthye nje sasi eksplozivi, e per rrjedhoje u shkaktuan deme te ndryshme materiale, shenon aktin me te rende ndaj gazetarit dhe familjes se tij.
Unioni i Gazetareve Shqiptare e denon kete krim me gjithe forcen. Kerkojme nga Policia e Shtetit dhe institucionet e hetimit te zbardhin sa me pare rrethanat dhe autoret e ketij krimi mbi perfaqesuesin e medias.
E konsiderojme kete akt, si ngjarjen me te rende kriminale te ndodhur ndaj nje gazetari dhe familjes se tij dhe presim pa humbur kohe zbulimin dhe venien para ligjit te autoreve te ketij krimi.
UGSH gjen rastin te shprehe shqetesimin publik per klimen e acaruar, konfliktuale dhe tendencat e pashembullta per politizim dhe akuza politike ndaj gazetareve dhe mediave te ndryshme.