Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e një gjyqtari në Shkodër.
Gazetari Simon Shkreli tha për “ABC News” se janë siguruar kamerat ku edhe janë parë lëvizjet e autorit.
“E gjitha kjo dyshohet se ka të bëjë me veprimtarinë e tij si gjykatës së shkallës së parë në Shkodër. Në momentin që është hedhur lënda plasëse kanë qenë në banesë. Por ka qenë fqinji i tyre që i ka lajmëruar pasi ka dalë jashtë dhe ka parë shpërthimin. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është vënë re një person i maskuar me të zeza dhe maskë që afrohet pranë derës dhe vendos lëndën plasëse. Tre persona janë shoqëruar që dyshohet se mund të kenë dijeni. E gjitha kjo dyshohet se është një mesazh i qartë jo vetën ndaj Tonin Sterkaj por edhe të trupit gjykues të Shkodrës”, raportoi gazetari Simon Shkreli.