E gjithë zona e Selitës në Tiranë është ende e shokuar nga ngjarja që ndodhi sot në mesditë ku u vra një 50-vjeçar, Arben Bilali, ish-efektiv policie. Banorët të terrorizuar gjejnë mundësinë të quajnë veten me fat që breshëria e plumbave që u derdhën mbi trupin e ish- policit nuk ka marrë jetë të tjera  të njerëzve të pafajshëm që lëviznin në atë rrugë ku u ‘shkri’ në plumba 50-vjeçari.

Si po lëvizte Bilali që mbante ‘gjakun’në shpinë.

Siç mësohet nga dëshmitë, Arben Bilali po priste një atentat ë paralajmëruar; për këtë arsye ai ishte izoluar prej disa kohësh. Por sot ai doli në rrugë me makinën e tij.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me 10 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Viktima ishte ulur në sedijen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord. Policia ka ngritur postblloqe dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Tre vëllezërit u vranë si në një zinxhir fati të zi.

Pas vrasjes së Arbenit që i bie të jetë vëllai i madh Bilali, kronikanët që ndodheshin rreth shtëpisë kanë vënë re se nëna e tij ka dalë në ballkon dhe i ka rënë të fikët. Ende nuk dihet gjendja e saj.

Banesa e ish punonjësit të policisë, i cili u ekzekutua sot në zonën e Selitës ruhej nga kamera të shumta sigurie, pasi i druhej një atentati të mundshëm.

Pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, ish polici Arben Bilali ishte ngujuar në banesën e tij në zonën e Selitës dhe dilte rrallë. Policia ka sekuestruar mbi 30 kamera sigurie që nga ‘Vasil Shanto’ deri në vendngjarje, Selitë.

Vëllai i parë i ish policit, Bujar Bilali është vrarë në vitin 1998, ndërsa vëllai i dytë, Leonard Bilali është vrarë në vitin 2010. Për vrasjen e dy vëllezërve Bilali deri më tani s’ka asnjë të dënuar.

Hakmarrje apo për shkak të detyrës?

E gjithë kjo çështje dyshohet se është një histori hakmarrje e nisur prej 20 vitesh, por po hetohet nga SHCBA edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës. Dyshohet se vëllezërit Bilali kanë qenë në konflikt me një bandë të njohur në zonën e Selitës.

Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar. Ai ishte ulur në sediljen e pasme të mjetit dhe ka marrë plagë në kokë dhe në trup.

Autorët nuk kanë dalë nga automjeti i tyre dhe pasi kanë qëlluar për vdekje efektivin e  Policisë së Shtetit, janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz” i zi me targa false.

Një rol kyç për identifikimin e autorit të vrasjes  kanë dhe dëshmitarët që ndodheshin në vendngjarje, mbi këtë bazë dhe mbi regjistrimin e  kamerave, policia po punon për ndërtimin e një identikiti të autorëve. Ndërkaq bëhet me dije se bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçari i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 i vranë vëllain Leonard Bilali në të njëjtin vend ku ai u ekzekutua sot.

Veritas.com.al/