( Objektivi i atentatit, i njohur me nofkën ‘Çipuri’ dhe i forti i Vlorës)/

Një  atentat kundër tre të rinjve ka tronditur qytetin e Vlorës pak pas mesditës së kësaj të diele.

Deri më tani raportohet për dy viktima të dyshuar dhe një të plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri të dëgjuara në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sipas të dhënave, viktimat janë identifikuar si Arjan Hasani dhe Aurest Rexha

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca policie, ambulanca dhe hetues të krimeve për hetime dhe detajet e plota të atentatit.

Shumë shpejt, policia ka rënë në gjurmët e automjetit të autorëve të dyshuar, që është gjetur duke u djegur në fshatin Babicë të Vlorës, që dyshohet se autorët e dogjën në përpjekje për të humbur gjurmët.

UPDATE:

Dalin detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se shënjestër e breshërive ka qenë një nga të fortët e Vlorës.

Bëhet fjalë për Armando Sulejmanin i njohur me nofkën ‘Çipuri’ ( në foto)

‘Çipuri’ njihet si pjesëtar i bandës së Gaxhait, i njohur si organizator bandash të armatosura në vitin 1997.

Në këtë atentat kanë mbetur të vrarë dy persona të tjerë, kunati dhe miku i Çipurit’.

Veritas.com.al/