(FOTO: Michael Flynn)/

-President-: ‘Historia e vërtetë këtu është pse ka këtu kaq shumë rrjedhje ilegale informacioni në Washington’-

Në reagimin mbi dorëheqjen e Michael Flynn si këshilltar i sigurisë kombëtare, presidenti Trump dhe aleatët Republikan në Capitol Hill po e kthejnë vëmendjen në drejtim të rrjedhjeve “ilegale”  që sollën diskutimin   fatal politik të Flynn me diplomatin e Rusisë dhe detaje të tjera të ndjeshme brenda për brenda administratës.

Fox News së pari raportoi të hënën në m,brumje se Devin Nunes, R-Calif, kryetar i Komitetit të Dhomës së Inteligjencies kërkonte nga FBI që të ndiqte një kontroll të rrjedhjeve të fundit në media.

Presidenti, pasi konceptoi gjatë natës dorëheqjen e Flynn, të martën në mëngjes postoi në twitter se “Historia e vërtetë është pse ka kaq shumë rrjedhje ilegale që dalin nga Washingtoni?”.

Flynn  e përsëriti këtë pikë. I pyetur të Martën në mëngjes se çfarë objektivi kanë këto rrjedhje; kanë ndoshta shkeljen e ligjit, Flynn tha për Fox News: “Po, po, dhe po.”

/Veritas.com.al/