( Foto nga: AFP / SAUL LOEB)/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i veshur me kostumin e Komandantit të shtabit të Ushtrisë, vizitoi anëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara gjatë udhëtimit të tij në Bazën Ajrore të Al-Asad Air në Irak.
Presidenti Donald Trump bëri një vizitë të shkurtër në Irak- vizita e tij e parë me trupat e Shteteve të Bashkuara në një zonë konflikti që nga zgjedhja e tij si president- duke mbrojtur tërheqjen e trupave nga Siria. Ai deklaroi fundin e rolit të Amerikës si “polic global”.
Trump, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, u ul të Mërkurën në Bazën Ajrore të Al-Asad Air Base në perëndim të Irakut, gjë që është përshkruar si një vizitë e suksesshme.
Ai foli me një grup rreth 100 forca speciale dhe veç e veç me liderët ushtarak para se të largohej pak orë më vonë pas vizitës që përhapi diskutime kontradiktore në Irak.
Takimi i planifikuar me kryeministrin Irakian, Adel Abdel Mahdi u anulua dhe u zëvendësua me një bisedë telefonike, tha zyra e kryeministrit.
Trump e ftoi Abdel Mahdi për vizitë në Uashington dhe kryeministri e pranoi- sipas Shtëpisë së Bardhë.
Veritas.com.al//