28 Janar – Muaj pasi ai fillimisht tha se do të zbulonte strategjinë e administrimit të tij për paqen në Lindjen e Mesme, Presidenti i SHBA Donald Trump do të shpalosë përfundimet e planit në Shtëpinë e Bardhë pasditen e së martës me liderin izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump dhe Netanyahu pritet të bëjnë një njoftim të përbashkët të planit mbasdite EST.

Plani do të përshkruajë strategjinë e re te SHBA-se në konfliktin dhjetëravjeçar Izraelo-  Palestinez dhe do të propozojë zgjidhje. Administrata lëshoi pjesën ekonomike të planit verën e kaluar dhe fillimisht tha se pjesa tjetër do të pasonte pas zgjedhjeve të Izraelit në Shtator.

Udhëheqësit palestinezë pothuaj kanë shprehur kundërshtim me aspektet e raportuara të planit, ashtu sic ata denoncuan provizionet ekonomike vitin e kaluar – veçanërisht një pjesë që lejon Izraelin të aneksojë Luginën Jordan, një pjesë e madhe e Bregut Perëndimor që përfshin shumë vendbanime Hebraike. Autoritetet Palestineze dhe Kombet e Bashkuara i konsiderojnë vendbanimet e paligjshme, pasi ato okupojnë tokat arabe që Izraeli ka kontrolluar që nga viti 1967.

Trump u tha gazetarëve të hënën se plani është “shumë i rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme” dhe pranoi se Palestinezët “ndoshta nuk do ta duan atë fillimisht.” Presidenti shtoi, megjithatë, “Eshtë shumë mirë për ta.” Netanyahu e quajti atë ” marrëveshje e shekullit. ”

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha vjeshtën e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk i konsiderojnë më të paligjshme vendbanimet e Bregut Perëndimor. Michael Lynk, një raportues special i OKB në Territorin Palestinez, e quajti ndryshimin e Sh.B.A.-së  një ” carje decizive me konsensus ndërkombëtar” që do të ” forcojë më tej okupimin e përhershëm të Izraelit”.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas kundërshtoi planin vitin e kaluar dhe bëri thirrje të hënën që demonstruesit të protestojnë në një “Ditë të zemerimit”. Forcat izraelite të sigurisë u përgatitën të martën për konfrontime të mundshme.

Aktivistja palestineze Hanan Ashrawi tha që ajo frikësohet se plani do të shkaktojë rezistencë dhe dhunë të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme kur të shpallet të martën sepse Shtetet e Bashkuara do ti dorëzojnë në mënyrë efektive territorin e paligjshëm Izraelit pa u këshilluar me popullin Palestinez.

Udhëheqësi i opozitës izraelite Benny Gantz ishte gjithashtu i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të marrë pjesë në njoftimin e së martës.

VERITAS.COM.AL/