Një gjykatës ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë masën e dënimit më 10 janar, në lidhje me rastin e pagesës së fshehtë ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, më pak se dy javë para betimit të tij si president, shkruan A2 CNN.

Gjykatësi Juan Merchan deklaroi se Trump nuk do të dënohet me burg dhe mund të marrë pjesë në seancë personalisht ose virtualisht.

Rasti lidhet me dënimin e Trump-it në maj për 34 akuza për falsifikim të regjistrave të biznesit në lidhje me një pagesë prej $130,000 ndaj aktorës së filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Në korrik të vitit të kaluar, Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u shpallej fajtor për nië vepër penale. Me një vendim historik, juria e Gjykatës Federale në Manhatan e shpalli 77-vjeçarin fajtor për të 34 akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë edhe ato për falsifikimin e të dhënave tatimore për të ndikuar në zgjedhje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *