‘Ju po flinit kur u zhbllokua qeveria amerikane’- ka shkruar presidenti Trump
Dhoma e Përfaqësuesve i dha fund bllokimit të qeverisë amerikane duke votuar 240 me 186 pë të aprovuar ligjin e buxhetit dhe financimit që Senati e kaloi shkurt pas orë5 5:30 të mëngjesit.
Shtatëdhjetë e tre Demokratë iu bashkuan 167 Republikanëve për ta vënë ligjin në krye dhe për ta nisur në tavolinën e Presidentit Donald Trump, mi cili po priste që ta firmoste menjëherë. Kjo i dha fund bllokimit të dytë të qeverisë amerikane brenda vitit 2018. Zhbllokimi u krye vetëm pak orë pasi kishte nisur bllokimi.
Mbyllja e qeverisë u krye pasi 67 republikanë dhe 119 Demokratë votuan kundër ligjit. Më parë Senati kishte votuar për financimin e qeverisë deri më 23 Mars, por bllokimi zgjati vetëm pak orë deri në mesnatë.
“Vrapova për në zyrë sepse deficiti prej disa trilionë dollarë të ish presidentit Obama ishin shumë kritik”, tha Sen. Rand Paul (R-KY) në foltoren e Senatit. “Tani ne kemi Republikanët dhe Demokratët dorë për dorë që po an tregojnë miliarda dollarë deficit. Unë nuk shikoj rrugë tjetër”, veçse të votoj, tha senatori.
Kur Senati u ri-mblodh në ora 1 a.m., votoi 71-28 për t’i dhënë fund debatit dhe pas kësaj kaloi ligjin, i cili lejon 300 miliardë dollarë për shpenzimet e reja.
Veritas.com.al/