Donald Trump të mërkurën i tha Prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara që t’i japë fund hetimit të profilit të lartë për ndërhyrjen ruse ne zgjedhje që ka përfshirë anëtarë kryesorë të fushatës së tij presidenciale dhe kanë hedhur një hije të gjatë mbi Shtëpinë e Bardhë.

Në një seri tweetimesh që kane nxitur shpejt akuzat se Trump ishte duke u përpjekur publikisht të korruptojë drejtësinë, presidenti e ka denoncuar hetimin e udhëhequr nga këshilltari special Robert Mueller si “një turp”.

“Kjo është një situatë e tmerrshme dhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions duhet të ndalojë këtë gjueti shtrigash të trukuar tani, para se ajo të vazhdojë të njollosë vendin tonë më tej”, tha Trump.

Ndihmësit nxituan të limitojnë dëmin, duke insistuar se ai nuk po lëshonte një urdhër si shefi i Session-it.

“Nuk është një urdhër, është mendimi i presidentit,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, duke shtuar se Trump dëshiron që hetimi të “përfundojë”.

Veritas.com.al/