Nga Shtetet e Bashkuara “mbi 100 milion dollarë ndihmë mjekësore për Italinë”. Kjo u njoftua nga Presidenti Amerikan Donald Trump në konferencën e përditshme tashmë tradicionale për shtyp për Covid-19 nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë.
Në mbrëmje, Kryeministri, Giuseppe Conte, pati një “bisedë të gjatë dhe miqësore” me Trump. “Unë jam shumë mirënjohës për solidaritetin dhe mbështetjen e miqve Amerikanë. Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të kapërcyer këtë sfidë të vështirë.” “Giuseppe – shtoi Trump duke iu referuar kryeministrit – ishte shumë i kënaqur”.
VERITAS.COM.AL