Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se ndjehet “shumë keq” për ish shefin e fushatës së tij elektorale, Paul Manafort, një ditë pasi ai u dënua me burgim.
Zoti Trump, gabimisht iu tha reporterëve se gjykatës në këtë çështje ka thënë se nuk ka ndërhyrje mes fushatës së Trump dhe Rusisë.
“Është një ndërhyrje me të hedhur”, tha presidenti Republikan teksa ai la Shtëpinë e Bardhë.
Manafort, 69 vjeç, u shpall fajtor për mashtrimet e taksat dhe me bankat.
Teksa nisej për të parë dëmet e shkaktuara nga tornado në shtetin Alabama të Shteteve të Bashkuara, presidenti mohoi përsëri që Rusia të ketë ndërhyrë në fushatën presidenciale dhe të ketë influencuar zgjedhjet për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.
“Ndjehem shumë keq për Paul Manafort,” iu tha reporterëve zoti Trump. “Unë mendoj se kjo është një periudhë shumë shumë e vështirë për të”.
Veritas.com.al/