(FOTO: Njw djalw shikon punwtorët amerikan duke ndërtuar seksionin e SHBA të kufirit me Meksikën, në  Sunland Park)/.

 

Presidenti Donald Trump, të enjten tha se homologu i tij Meksikan, Enrique Pena Nieto duhet ta anulojë vizitën që ka përgatitur për në Washington në qoftë se ai refuzon të paguajë për murin përgjatë kufirit.

“Shtetet e Bashkuara ka 60 miliardë dollarë deficit tregtar me Meksikën. Ky ka ardhur si rezultat i një marrëveshjeje të njëanshme që nga fillimi i programit NAFTA me një numër të madh… humbje kompanish dhe vende pune. Në qoftë se Meksika nuk ka vullnet që të paguajë për atë mur, atëherë do të ishte më mirë që anullojë takimet e ardhshëm”, shkroi Trump në Twitter.

/Veritas.com.al/