Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më gjatë “abuzimet kronike tregtare”, në një fjalim sfidues të mbajtur dje para samitit të Bashkëpunimit Azi- Pacifik (Apec) në Vietnam.
Ai tha se shtetet e bashkuara është përgatitur të punojë me vendet e Apec për aq kohë sa ato “i qëndrojnë tregut të ndershëm reciprok”.
Amerika nuk do të jetë më “jashtë avantazheve” në tregti, tha Trump.
Si pjesë e turit të tij në rajon, ai ka premtuar të korigjojë disbalancat në tregun e madh me Kinën dhe Japoninë.
Apec bën bashkë 21 ekonomi nga rajoni i pacifikut- që është ekuivalente me 60% tëGDP në botë.
Që nga ardhja në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump e ka shtyrë Shtetet e Bashkuara jashtë organizmit ‘Trans-Pacific Partnership’, një marrëveshje e madhe tregtare me 12 vende anëtare të Apec, me argumentin se mund të dëmtohen interesat ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
Veritas.com.al/