Gjatë një interviste të Enjten në “Hannity,” të Fox News Channel, Presidenti Donald Trump tha se “ një buxhet i balancuar është mirë, por diçka tjetër është e nevojshme që të fuqizohet… Dhe ne duhet të kujdesemi për ushtrinë. Ushtria jonë është më e rëndësishme për mua se buxheti i balancuar”.

Presidenti Trump u pyet se sa i rëndësishëm është balancimi i buxhetit për të, kur ai dha këtë përgjigje.

Ai shtoi se “ushtria do të jetë në vëmendje me një buxhet të balancuar”. “Ushtria është vërtetë e varfëruar. Dhe unë po negocioj çmimin e avionëve, a mund ta besoni këtë?! Unë shkurtova qindra milionë dollarë për një aeroplan të veçantë, qindra milionë dollarë në një periudhë kaq të shkurtër kohe”.

Ai shtoi se “Unë e dua buxhetin e balancuar, sigurisht, por unë dua të kem një ushtri të fortë. Për mua, kjo është shumë më e rëndësishme se çdo gjë”.

/Veritas.com.al/